" /> ">

Avioni fluturoi për 5 orë pas zhdukjes

14/03/2014 19:00

Një grup vëzhguesish amerikanë, të cilët ndodhen duke inspektuar ujrat e Oqeanit Indian për të gjetur gjurmë nga avioni i zhdukur i “Malaysian Airlines” thanë ditën e premte se “Boeing 777” ka fluturuar për orë të tëra, përpara se të zhdukej.

Ekspertë që deshën të mbeteshin anonimë thanë për “BBC” se avioni ka dërguar sinjale tek satelitët për edhe pesë orë pasi u zhduk prej radarëve.

“MH370” u zhduk në mënyrë enigmatike ditën e shtunë me 239 persona në bord dhe pavarësisht teknologjisë së përparuar e kërkimeve investive, asnjë gjurmë nuk është gjetur nga ekzistenca e tij.

“Malaysian Airlines” ka refuzuar që të komentojë këto gjetje.

Ditët e fundit, pista kryesore e terrorizmit duket se është zbehur në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa përforcohen dyshimet që avioni të jetë marrë peng nga vetë pilotët e tij.

Teoritë e komplotit thonë që avioni mund të jetë ulur në ndonjë zonë të panjohur ende, por ekspertët theksojnë se kjo ka shumë pak gjasa që të ketë ndodhur dhe se me shumë mundësi, “MH370” është përpirë nga ujrat e Oqeanit Indian.

Fakti që nuk është gjetur asnjë mbetje nga avioni vetëm sa rrit edhe më shumë misterin që rrethon për momentin atë fluturim fatkeq.

Top Channel