05:02 Film Televiziv "Katerina dhe te Bijat 2" R
Programi i plote
PUBLICITET
Kodi i ri i emigracionit
15/03/2014

Kodi i ri i emigracionit
Në Greqi pritet që të miratohet kodi i ri për emigrantët. Amendamentet e qeverisë synojnë t’i japin mundësinë të gjithë atyre, që ndër vite kanë paraqitur dokumente të falsifikuara, për të përfituar nënshtetësinë greke.

Kjo nismë përfshin në mënyrë të veçantë emigrantët shqiptarë. Për më shumë detaje, me telefon nga Greqia ka raportuar korrespondenti Aleksandër Marku.

Çfarë synon amendamenti i qeverisë për kodin për emigrantët dhe ku është interesi i emigrantëve shqiptarë?

Ka pasur dy zhvillime të rëndësishme gjatë ditës së premte, ku kryesori ka qenë amendamenti i qeverisë për miratim në Kuvend. Emigrantët të kenë mundësi të pasijen me dokumente sipas dispozitave të këtij ligji, mjafton që të kenë mbi 3 vjet qëndrimi në Greqi, të mos jenë paditur për falsifikim dokumentesh. Kjo dispozitë u anulua disa muaj më parë dhe shumë emigrantë e humbën të drejtën për t’u pajisur me dokumente, ndërsa tani pret miratimin sërish.

Këshilli Bashkiak i Selanikut ka miratuar një rezolutë në favor të emigrantëve, që pengohen nga toponimet. Çfarë efekte ka kjo rezolutë? A mund të miratohet edhe nga qeveria?

Miratimi i kësaj rezolute është bërë edhe me ndërhyrjen e Këshillit të Emigrantëve në Bashkinë e Selanikut dhe është miratuar në shumicë për t’i ardhur në ndihmë emigrantëve. Toponimet kanë krijuar një problem të rëndësishëm, sepse dokumentet nuk njihen absolutisht nga pala greke, gjë që i bën të humbasin edhe shumë shërbime të mundshme që mund të fitoheshin me pasjen e dokumenteve të emëruara sipas të drejtës ndërkombëtare. Edhe pse kjo dihet se nuk është për faj të emigrantëve, por për faj të shtetit shqiptar. Organet vendore dhe ministritë përkatëse duhet të pezullojnë të gjitha pengesat momentale, deri sa dy shtetet të gjejnë një zgjidhje për këtë problem. / Top Channel











Lajmet kryesore

Kodi i ri i emigracionit Braçe akuzon sërish Fullanin
“Guvernatori gënjeu deputetët për inventarizimin fizik”
Ballkani, shpresë për fonde nga BE
PD sërish jashtë Kuvendit
Zbardhet lista anti-Portugali
Elbasani në emergjencë nga ndotja
Plazhet e ndotura nga ujërat e zeza
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Vrasje, Irani, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.