Eraldi, i eliminuari i rradhës

15/03/2014 00:00

Eraldi është banori i eliminuar i kësaj jave nga shtëpia e ‘Big Brother’.

“Unë kam hyrë vetëm dhe dola vetëm nga shtëpia e Big Brother”, thotë Eraldi pas daljes nga shtëpia më e vëzhguar në Shqipëri.

Ai mendon se lënia e Esterinës si partnere mund të ketë ndikuar në eliminimin e tij.Ndërsa për sa i përket Esidës, thotë se nuk ka pasur asnjë pëlqim ndaj saj dhe ndaj asnjërës prej tyre. “Ka qenë thjesht një lojë, jo një lidhje”, shprehet ai për afrimitetin që ka krijuar me Esidën.

Mbrëmja e të premtes ka qenë e mbushur me surpriza. Rigelsi takoi djalin e tij, i cili kishte mbërritur bashkë me të ëmën posaçërisht nga Amerika, ku edhe jetojnë, për të realizuar këtë takim plot emocione në dhomën e rrëfimeve.

Matilda dhe Fatjoni tashmë nuk duhet të bëjnë sikur nuk njihen me njëri-tjetrin, sepse misioni i tyre u quajt i mbyllur me sukses. Tashmë ata mund të jetojnë bashkë në shtëpinë e Big Brother, ashtu sikur janë në realitet, një cift i martuar. Për realizimin me sukses të misionit, këtë javë ata gëzojnë imunitet. Po ashtu edhe Juliana gëzon imunitet, pasi, sipas Vëllait të Madh, ajo e kreu me sukses misionin e saj për të përçarë një cift, edhe pse ajo nuk ishte në dijeni të lidhjes së mëparshme mes Fatjonit dhe Matildës.

Një surprizë ishte rezervuar edhe për Nevilën, vajzën çapkëne, e cila veç sportit ka dëshirë që të jetë pjesë e Akademisë së Rendit, me qëllim që në një të ardhme të bëhet police. Kështu Nevilës, iu sigurua e drejta për të konkurruar për t’u futur më pas ne saj te forcave te saj, në Akademinë e Rendit.

Në nominim për këtë javë shkojnë Esterina, Enkelejdi, Esida dhe Violeta. Televotimi do të mbyllet në spektaklin e të premtes, ndaj të gjithë janë të ftuar që të shpëtojnë të preferuarin e tyre me anë të një mesazhi ne celular dhe t’i mundësojnë asaj apo atij qëndrimin në shtëpi.

Ndërkohë po presim me padurim c’do të ndodhë në ditët në vazhdim…

Top Channel