Një ngarkesë prej 524 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar prej anti-drogës së Janinës në aksin rrugor Janinë-Kozanë.

Sipas policise greke, droga po transportohej prej nje shtetasi grek 54 vjec,emri i te cilit nuk behet publik. Autoritetet greke deklaruan se 54-vjeçari ishte anetar i nje organizate qe transportonte lendet narkotike nga kufiri shqiptar, ne brendesi te tokes greke, ku dhe shperndahej per t’u shitur me pakice.

Ajo ishte nisur nga Lazarati,dhe ishte kaluar ne kufi e ngarkuar ne mushka. 54-vjeçari dhe materialet ne ngarkim te tij,iu derguan gjykates se Janines, e cila vendosi ta lere ne burg deri ne perfundim te hetimeve. Nderkohe, policia ka shpallur ne kerkim dhe disa anetare te tjere te kesaj organizate. Qe prej fillimit te ketij viti,antidroga e Janines ka sekuestruar me shume se 3.5 ton kanabis nga Shqiperia.

Top Channel