Irak, vajzat të martohen duke nisur nga mosha 8-vjeçare

15/03/2014 00:00

Në Irak po merret në konsideratë një ligj i ri që do të lejojë martesën e femrave duke nisur nga mosha 8-vjeçare.

Kjo gjë ka provokuar kundërshtimet e forta të aktivistëve në këtë vend pasi një ligj i tillë shihet si një hap i madh mbrapa për të drejtat e femrave.

Aktivistja Hana Adwar tha: “Ky ligj është një krim ndaj njeriut dhe fëmijëve. Vajzat që martohen të vogla bëhen subjekte të dhunës fizike dhe psikologjike.”

Propozimi është prezantuar në Kabinet vitin e kaluar nga ministri i Drejtësisë së Irakut dhe është miratuar muajin e kaluar. Tashmë, Parlamenti duhet ta ratifikojë këtë propozim në mënyrë që të kthehet në ligj.

Ligji aktual në Irak konsideron të ligjshme për martesë moshën 18-vjeçare ose 15 me aprovimin e një mbikqyrësi.

Top Channel