DASH: Shqiperia, vendburim i hashashit

15/03/2014 00:00

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër
narkotikëve gjatë vitit të kaluar, e cilëson sërish Shqipërinë
vendburimi për marijuanën me destinacion tregjet europiane, por edhe për
konsumin e brendshëm.

Ne 2013-ten, thote DASH, volumi i prodhimit te drogave si dhe ai i kapjes se trafikuesve te tyre e arrestimeve ka vazhduar te jete ne nivele te larta. Megjithate, permiresimi i trajnimit te forcave policore dhe teknikave te perdorura prej tyre, perfshire shtimin e kontrolleve ne pikat e kalimit kufitar apo perdorimit me efikas te pajisjeve te kerkimit, kane çuar ne rritjen e sasise se bllokuar te lendeve narkotike dhe prangosjeve.

Mbeshtetur ne volumin e sekuestrimeve, prodhimi lokal i marijuanes mbetet i larte per te tretin vit radhazi vlereson DASH, ndonese nuk ka nje perllogaritje zyrtare mbi totalin e kultivimeve. Me perjashtim te kanabisit, Shqiperia nuk konsiderohet prodhues i qenesishem i drogave te paligjshme, perberesve kimike apo drogave sintetike. Qeveria shqiptare nuk ka nje baze te sakte te dhenash sa eshte perdorimi i droges ne vend, theksohet ne raport, por perpos hashashit, ai i narkotikeve te tjere nuk eshte nje dukuri e zakonshme.

Nga statistikat e Policise se Shtetit, rezulton se sasia e drogave te kapura gjate 2013-tes dhe numri i personave te ndaluar e kalon nivelin e 2012-tes. Ne total, gjate vitit te kaluar u kapen 33 tone kanabis, ndersa ne 2012-ten kjo shifer ishte 21,2 tone. Pervec marijuanes, policia ka sekuestruar 47,3 kilograme heroine dhe 16,1 kg kokaine. Te ndaluarit per trafik droge jane 803, ndersa ne 2012-ten, ishin 729. Dokumenti permend 63 çeshtje te derguara per gjykim dhe Gjykata e Krimeve te Renda ka dhene 83 vendime fajesie, ku perfshihen edhe raste te bartura nga vitet e meparshme. DASH permend gjithashtu faktin qe qeveria shqiptare ka vazhduar te perfitoje asistencen e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian per rritjen e kapaciteteve te anti-trafikut. Partneriteti i vendit me agjensite e huaja te zbatimit te ligjit u zgjerua ne 2013-ten thuhet rne raport, e ne muajin tetor numeroheshin 41 operacione te perbashketa nderkombetare, shumica ne bashkepunim me autoritetet italiane.

Top Channel