21:00 Serial "Misione te fshehta"
22:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Fans Club: Sherri Fatjoni-Matilda
15/03/2014

Fans Club: Sherri Fatjoni-Matilda
Afrimi i Fatjonit me Xhulin dhe sherri i tij me bashkëshorten, Matilda, në shtëpinë e Big Brother ka qenë tema kryesore e emisionit Fans Club, kushtuar spektaklit madhështor të transmetuar një natë më parë në Top Channel.

Prezantuesja Albana Osmani nuk ka vonuar të pyesë për këtë çështje të ftuarit në studio, opinionistin Olti Curri dhe psikologen Arjana Muço.



Albana: Olti, a mendon se Fatjoni e ka pëlqyer Xhulin?

Olti Curri: Fakti që iu afrua t’i fliste tregon se ai nuk e ka urryer. Të tjerat mbeten për t’u parë.

Albana: Zonja Muço, mendoni se mund të dëmtohet çifti atje brenda? Dhe, a ja vlen kjo për 100 milionë?

Psikologia Arjana Muço: Ata i kanë marrë parasysh këto sfida. Por ajo që më bëri përshtypje ishte reagimi i fortë i Matildës. Sherri i saj me Fationin ka qenë pjesa më e bukur e gjithë Big Brother-it. Shpesh herë është lidhja emocionale që e mban të lidhur çiftin, por edhe intimiteti. Por në shtëpi intimiteti është i cënuar. Unë them se Matilda e ka ndjerë rrezikun. Në momentin që Matildës i mungoi vëmendja dhe gjëra të tjera, ajo u shpreh “Do dalësh ti, apo do dal unë”. Kjo është ajo pjesë që vë në rrezik lidhjen. Rrezikun më të madh Matilda e ka ndjerë kur është afruar Xhuli. Shtëpia është shumë e vogël dhe nuk ka hapësira. Për rrjedhojë ka rreziqe.

Curri: Ndërsa unë kam përshtypjen se banorët do të nxjerrin nga loja çiftin aktual.

Për të pasur më shumë informacione lidhur me këtë rast, në studio është realizuar një lidhje në Skype me të ëmën e Matildës, zonjën Kozeta dhe motrën e saj, Katerina.

Zonja Kozeta: Unë nuk i shikoj të gjitha ato sepse nuk dua të shoh gjëra që nuk më pëlqejnë. Nuk besoja që Matilda do të bëhej xheloze kaq shumë.

Katerina, motra e Matildës: Deri dje Matilda më pëlqente shumë, por pasi e pash dje u mërzita. Nuk e kishte Xhuli fajin, se ajo është brenda për atë punë, për të ndarë çiftin. Matilda ka lozur shumë mirë, edhe pse unë nuk e kam kuptuar, por është pak xheloze dhe të gjitha vajzat ashtu do të bënin. Edhe Fatjonin do ta mbroj sepse e kam burrin e motrës.

Albana: Si shkojnë ata në jetën reale, a ka patur ngjarje të ngjashme?

Katerina: Jo, shkojnë shumë mirë. Janë shumë të mirë të dy.

Curri: Po, sepse jashtë nuk është Xhuli.

Katerina: Matilda nuk e tregon kur bëhet xheloze. Tani nuk e di... është lojë. Mua më ka bërtitur shumë herë, por në shtëpi janë gjëra që ndodhin. Kurse Fatjoni është shumë i urtë dhe i qetë.

Albana: Zonja Kozeta, a keni një mesazh për çiftin?

Kozeta: Të vazhdojnë lojën siç janë, në çift. Të jenë bashkë dhe të kalojnë mirë me ata që janë atje. Të mirë janë të gjithë, kush do të jetë më i zoti e më i duruari do të fitojë. Mbrëmë kur e pash nuk po u besoja syve, nuk besoja që Matilda do ta bënte atë.

Pas intervistës në Skype me familjarët e Matildës, në studio ka mbërritur Magdalena, bashkëshortja e Valerit, njëri prej banorëve të shtëpisë së Big Brother, e cila u është përgjigjur pyetjeve të moderatorëve, edhe atyre “pikante”.

Albana: Magdalena, si po shkon Valeri?

Magdalena: Shumë mirë, ai po shkon shumë mirë deri tani.

Albana: Ndoshta sepse nuk i është afruar Xhuli...

Curri: Si janë marrëdhëniet tuaja, si kanë qenë para se ai të hynte në BB?

Magdalena: Ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin dhe vendosim gjithmonë së bashku.

Albana: Sa vite keni të martuar?

Magdalena: Dy.

Albana: Keni edhe një fëmijë?

Magdalena: Po, Dario.

Albana: Bashkëshorti yt është i përfshirë në botën e modës dhe tani ka hyrë në Big Brother, sa të vështirë e ke ti të menaxhosh një bashkëshort të tillë?

Magdalena: Në çdo projekt të Valerit unë e kam mbështetur, në mënyrë që ëndrrat e tij të mos i lërë në sirtar.

Albana: Duket pak e pabesueshme pasi ai është në vëmendje publike, i rrethuar nga vajza simpatike, prej të cilave Esterina i bëri një propozim. A e keni të vështirë teksa e shihni?

Magdalena: Jo, unë e dua Valerin dhe ai më do dhe kemi besim tek njëri-tjetri.

Albana: Si i keni menaxhuar akuzat se ai është gay që janë bërë edhe më parë?

Magdalena: Akuza të tilla bëhen, por nuk kanë ndikuar tek ne.

Albana: Ai është aktiv në BB, mendon se do shkojë tek realizimi i ëndrrës së madhe?

Magdalena: Po, ai çdo fiksim e çon deri në fund.

Curri: Po marrëdhënien e përfolur mes tij dhe Vlashin (nga BB i kaluar)?

Magdalena: Ata njihen prej kohësh.  

Curri: Po të tjerët si e shikojnë?

Magdalena: Nuk e di si e shikojnë të tjerët. Valeri siç është në shtëpinë e BB, ashtu është edhe në jetën reale. Ai flet shumë.

Curri: Kur e ke ndjekur në TV, a ke thënë ndonjëherë ‘mjaft se e ke gabim, po e tepron’?

Magdalena: Ai po bën një strategji, ai është vetëvetja.

Albana: Po familja e Valerit si po ndihet me qëndrimin e tij?

Magdalena: Shumë mirë, e ndjekin 24 orë në 24 dhe janë të kënaqur.

Albana: Si e ka përjetuar familja dënimin e vëllait të Valerit?

Magdalena: Ai u dënua dhe ata e përjetuan shumë keq ngjarjen. Por tani kanë Valerin dhe Darion që iu mbushin jetën.

Në përfundim të intervistës me Magdalenën, moderatorja Albana Osmani ka njoftuar sanksionet e vendosura nga Vëllai i Madh, pas konstatimit të shkeljes së disa rregullave brenda shtëpisë. Më i rëndi duket se është ai ndaj Meridianit, i cili hyri në magazinën e shtëpisë dhe hoqi mikrofonin për të mos u dëgjuar teksa fliste.

“Big Brother ka vendosur se hyrja në magazinë dhe heqja e mikrofonit janë shkelje e shenjtërisë së rregullave të tij. BB mendon se Meridiani duhet të bëjë gati valixhet dhe të presë vendimin”, lexoi prezantuesja vendimin.

Penalizime të tjera, sipas saj, ka pasur edhe për disa banorë të tjerë, kryesisht për përdorim të fjalorit të pahijshëm. Më pas në studio ka mbërritur Eraldi, i cili të premten doli nga shtëpia më e përgjuar e Shqipërisë.

Albana: Erald, çfarë ndikoi në largimin tënd?

Eraldi: Fjalët e mira dhe fjalët e këqija.

Albana: Po miqtë ç’të thanë?

Eraldi: Më thanë që duhet ta kisha bërë lojën ndryshe.

Albana: Je penduar për lojën?

Eraldi: Jo, por duhet të kisha vepruar ndryshe.

Albana: Çfarë nuk bëre?

Eraldi: Nuk u tregova vetëvetja. Realisht do krijoja diçka më tepër. Do krijoja më shumë afrimitet se ç’kam bërë.

Albana: Shumë shikues u habitën nga dalja jote...

Eraldi: Janë pikërisht shikuesit që vendosin.

Albana: Në shtëpinë e BB ke pasur një lidhje dashurie me Isidën dhe flirte me vajza të tjera, çfarë po bëje?

Eraldi: Histori dashurie me Isidën nuk kishte, sepse në jetën reale nuk do të funksiononte.

Albana: Po t’i po flije me Isidën dhe kur ajo u inatos ti po e mbaje me forcë që të mos acarohej...

Eraldi: Ajo fletë budallallëqe. Thënia se unë jam zari i saj është pjesë e një loje. Loja nuk është ashtu siç duket dhe unë do ta zbuloj se çfarë është. Ajo tha se me një provokim do ta zbulonte se çfarë mendonin vajzat e tjera për mua. Por ajo e përdori lojën kundra meje.

Albana: Një djalë simpatik si ty intrigoi vajzat brenda dhe jashtë shtëpisë menjëherë. Pa kaluar shumë ditë, ti fillove me puthje, përqafime, fjetje në shtrat, veprime që marrin shumë vëmendje. Është hera e parë që një çift puthet publikisht në BB. Kjo ka qenë një strategji?

Eraldi: Jo, nuk ishte një strategji. Nuk kisha hyrë me këtë mendim në lojë. Ishte një pjesë e lojës dhe kaq.

Albana: Mos të bëri kjo të kaloje caqet e vetëvetes?

Curri: Jashtë shtëpisë thonë se je një Don Zhuan...

Eraldi: Unë nuk jam Don Zhuan, por më pëlqen të shoqërohem me disa femra në të njëjtën kohë.

Më pas në studio është shfaqur klipi i opinioneve të banorëve të shtëpisë për Eraldin, ku përmendet shpesh edhe fjala “zar”.

Albana: Si i sheh këto komente, si e sheh fjalën “zar”? Këtu kemi 4 “zara”, kush janë ata që po përdorin dhe po përdoren brenda shtëpisë?

Eraldi: Valeri po përdor persona të tjerë. Arditin të parin, Jonën.. Pak a shumë këta janë dy personat që ai përdor.

Albana: Po Isida kë po përdor?

Eraldi: Isida po përdor Valerin.

Albana: Po Meridianin kush po e përdor?

Eraldi: Nuk e di. Meridiani ka qenë i vetmi që më ka mbështetur pa asnjë interes.

Albana: Duket se ai i ka mbështetur të gjithë në njëfarë forme...

Eraldi: Ndoshta kemi qenë në një mendje të dy në disa raste, por të më thoshte ‘ti do bësh këtë apo atë’, kjo s’ka ndodhur kurrë.

Publiku: Mendon se të penalizoi një femër?

Eraldi: Pjesërisht, pjesërisht isha edhe unë që isha i mbyllur me të tjerët.

Curri: A mendon se nga BB dole më i pjekur?

Eraldi: Sigurisht.

Albana: Ka pasur ndjenja në marrëdhënien brenda shtëpisë?

Eraldi: Jo. Ka qenë vetëm lojë, ndjenja s’ka pasur.

Albana: Po marrëdhënie seksuale?

Eraldi: Jo.

Albana: Çfarë ke për t’u thënë banorëve pas komenteve?

Eraldi: Nuk kishte shumë komente negative. Pjesa e Xhulit dhe e Fationit, që ka qenë gjatë gjithë kohës duke folur me vete, më bën përshtypje, por nuk mund të them gjë.

Albana: A u zhgënjeve nga kjo eksperiencë?

Eraldi: Jo, përkundrazi jam gati ta provoj sërish.

/ Top Channel







Më shumë nga gossip
Sandra Bullock së shpejti mbush 50 vjeç
Bullock është më në formë se kurrë edhe pse më 26 korrik ajo do të festojë ditëlindjen e saj të pesëdhjetë. Karriera e saj kinematografike numëron një numër të madh filmash dhe çmimesh. Por sërish ajo vazhdon të jetë një ndër aktoret e preferuara të regjisorëve.
Serena tregon linjat
Emrave të famshëm që kanë zgjedhur ujërat e Mesdheut për të kaluar disa ditë pushime u është bashkuar edhe Serena Williams.
Koha për pushime familjare
Ditët e fundit është fotografuar e vetem në brigjet dhe pishinat e Meksikës, por e diela ishte krejt ndryshe për Kim Kardashian.
Martohet Giorgio Chiellini
Giorgio Chiellini është martuar. Në kishën e Montenero-s në Livorno, mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares italiane i ka thënë “po” Carolina Bonistalli-t.
Vajzat e Heidi Klum “kopjojnë” mamanë
Heidi Klum sigurisht që është një ndër supermodelet shumë të kërkuara nga shtëpitë e modës dhe imazhi i shumë kompanive prestigjoze. Por kur bëhet fjalë për vajzat e saj, Leni dhe Lou, përkatësisht 10 dhe 4 vjeç, Heidi është modeli që ato duan të ndjekin.  


Lajmet kryesore

Fans Club: Sherri Fatjoni-Matilda
Vrasje e pesëfishtë për një fejesë
Fier, 73-vjeçari vret vëllezërit, mbesën dhe kunatën
Çmimi i fluturimeve ndëshkon turizmin
“Shqipëria, nyje Lindje-Perëndim”
Ultimatum për abuzimin me recetat
Qeveria miraton reformën territoriale
Miratohet drafti për reformën në KLD
Më të lexuarat
Temat e ditës
Tragjedia ajrore, Reforma territoriale, Lindja e Mesme, Drejtësia, Turizmi, Vrasje, Kriza Financiare, Ekonomia, Kriza greke, Brazil 2014
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.