Disa e quajnë “Supermeni serb” e disa thonë se mund të bëhet diktator. Aleksandar Vuçiç, 44 vjeç, kryetari i Partisë Progresiste që fitoi zgjedhjet serbe, deri para pak vitesh ishte njeriu që nuk kishte asnjë ndikim.

Sekretar i Partisë Radikale Serbe, simpatizonte udhëheqësin e idesë së Serbisë së Madhe, Vojisllav Sheshelj, i cili ndodhet në Gjykatën e Hagës për krime lufte. Pak vjet më vonë, e shumë vjet në politikë, u rikthye pas triumfit në zgjedhjet e kaluara.

Por, partia e udhëhequr atëherë nga presidenti i tanishëm Tomisllav Nikoliç, nuk kishte mjaftueshëm për ta bërë qeverinë dhe Vuçiç ishte vetëm i dyti i qeverisë. Zgjodhi ta quajnë përgjegjës për luftën kundër korrupsionit, një fenomen që në çdo vend ballkanik duket se prek zemrat e njerëzve.

Vuçiç, dikur djathist, u ftua edhe në Bruksel, por edhe në vendet tjera dhe u bë faktori më i rëndësishëm politik.
 
Pritet ta udhëheqë vendin si kryeministër dhe serbët konservatorë besojnë se forca e tij mund të ndryshojë çdo gjë. Pas arrestimit të disa të pasurve në Serbi, mori famë, edhe pse proceset gjyqësore nuk kanë përfunduar. Evropa duket se ka pritur për kohë të gjatë një njeri që kryen punë, kurse për pjesën e serbëve që nuk e votojnë, Serbia mund të kthehet në vend konservator.

Vuçiç mbahet mend si ministër i Informimit në qeverinë e kohës së Sllobodan Millosheviçit, kur censuroheshin mediat dhe vriteshin gazetarët. Ka premtuar se Serbia e tij do të jetë një vend për të gjithë. Me Kosovën, përmes Brukselit, do të flasë pa problem.
 

Top Channel