Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare serbe u hapën edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët. Me një listë, por me shpresa për t’u përfaqësuar, shqiptarët që votuan shprehën shpresë se kjo mund të ndikojë për mirë për të drejtat e tyre.

“Presim ditë më të mira për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Duhet të tregojmë se ka shqiptarë në Luginë dhe duhet të identifikohemi si të tillë”, thonë shqiptarët.
 
Deri në orët e para të mëngjesit, në Preshevë kanë votuar rreth 15% e qytetarëve. Shqiptarëve u duhen 14 mijë vota për një vend në kuvend.

Top Channel