Riza Halimi, bartësi i listës së Partisë për Veprim Demokratik, e cila garon në zgjedhjet parlamentare serbe, pas votimit në Preshevë ku jetojnë shqiptarët, tha se shpreson që qeveria e ardhshme të bëjë diçka konkrete për banorët e kësaj zone.

“Dalja masive e votuesve tanë ka peshë për sigurimin e përfaqësuesve legjitimë në Parlament”, tha Halimi.
 
Shqiptarët u ndanë në dysh dhe deri në përmbyllje të plotë të rezultateve ata mund të mos e dinë nëse kanë hyrë apo jo në kuvendin serb.

Në tri komunat ku jetojnë: Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, janë mbi 80 mijë votues, ndonëse diku tek 60% janë shqiptarë, edhe në zgjedhjet e kaluara rezultatet e para treguan se shqiptarët nuk e arrinin një vend për disa qindra vota.

Por, në fund ata kishin një mandat.

Top Channel