Aleksandar Vuçiç, zvendëskryeministri i Serbisë dhe kryetar i Partisë
Progresiste të Serbisë, ka festuar për fitoren. Ai ka thënë se kjo është
fitorja më e thellë e një partie që nga koha e Sllobodan Millosheviç.

Ka fituar rreth 50 për qind dhe do të mund ta formojë Qeverinë pa ndihmën e dikujt tjetër dhe ka habitur çdo sondazh.

“Ne tani kemi përgjegjësi edhe më të mëdha dhe nuk kemi prapa kujt të fshihemi, andaj kjo është një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve që na e kanë dhënë votën”, tha Vuçiç.
 
Bojan Kllacar, nga organizata CESID që shpalli rezultatet e para, thotë se rezultati nuk mund të ndryshohet.

“Është shumë e qartë që Qeveria do të formohet nga koalicioni i Partisë Progresiste. Kjo ka qenë e qartë edhe para  zgjedhjeve, dhe nuk ka dyshim për këtë”, thotë Kllacar.
 
Nuk ka pasur festë nëpër rrugët e qytetit dhe Vucic premtoi një angazhim për Serbinë në zhvillimin ekonomik, vende të reja pune dhe luftë kundër korrupsionit. Një pjesë e sërbëve dhe e partive politike frikësoheshin se kjo do ta kthej Serbinë në një sistem diktatorial, ndonëse duket e pamundur me proceset e nisura integruese.

Serbia do të ketë katër parti sipas pasqyrës së tanishme, socialistët me 15 për qind, demokratët dhe partia e re e ish-presidentit Boris Tadiç. Pakicat, hungarezët, boshnjakët dhe shqiptarët. Serbët do të kenë një rrugë të re për të dalë nga tranzicioni në një situatë të qetë.

Pas këtyre zgjedhjeve, e vetmja mundësi e shumë serbëve që të presin që Vucic të mbajë premtimet e tij dhe të mos kthehet më në krahun radikal. Ai ka premtuar rritje ekonomike dhe integrim në BE.

Top Channel