“Askush nuk do femra të zakonshme në revistë”

17/03/2014 00:00

Kryeredaktorja e versionit britanik të revistës ‘Vogue’ ka shpjeguar se pse në kopertinat e revistave nuk vendosen kurrë “femra të vërteta”.

Alexandra Shulman, e cila punon për revistën që nga viti 1992, shtoi gjithashtu se është mërzitur nga kritikat për modelet tepër elegante që reklamohen nëpër revistat e modës.

“Njerëzit gjithmonë më pyesin pse në kopertinë dalin vetëm modele elegante dhe më thonë që femrat e vërteta nuk janë ashtu. Unë them se askush nuk në kopertinën e një reviste një femër normale. Revista është një arratisje nga realiteti dhe jo jeta e vërtetë”, tha Shulman.

“Njerëzit nuk do të blinin kurrë një revistë për të parë sesi duken ata vetë para pasqyrës. Këtë gjë mund ta bëjnë çdo ditë dhe mund ta bëjnë falas”, shpjegoi Shulman për radion BBC, e intervistuar nga këngëtarja britanike Lily Allen.

Top Channel