Nefilimët, apo gjigantët e përmendur në Dhjatën e Vjetër kanë ekzistuar. Kështu të paktën pretendohet në një sërë fotosh të shpërndara nëpër internet me përshkrimin se ‘një grup arkeologësh kryen zbulimin e një skeleti gjigant në një zonë arkeologjike në Greqi’.

Në imazhet e falsifikuara eshtrat kanë të njëjtën strukturë si të njeriut të sotëm, vetëm se përmasat e tyre janë shumë më të mëdha. Por mashtrimet e rikthyera me gjigantë sërish u zbuluan. Këtë herë bëhej fjalë për një imazh të përpunuar të vitit 1993 nga një zonë gërmimi arkeologjike e Universitetit të Çikagos në Shtetet e Bashkuara….në kërkim të gjigantëve, vetëm se ata nuk ishin njerëzor, por dinosaur.

Në dorëshkrimet e Dhjatës së Vjetër flitet për gjigantë, në sytë e të cilëve, njerëzit normalë dukeshin ‘milingona’. Aty flitet edhe për betejat e njerëzve me gjigantët.

Megjithatë të shumtë janë skeptikët që dyshojnë në ekzistencën e tyre, nisur dhe nga historiku i lajmeve të tilla. Në 2002, një foto ku tregohej një skelet gjigant njerëzor i rrethuar nga një skelë druri, zuri faqet e para të gazetave dhe revistave shkencore, por më vonë u mësua se fotoja ishte false dhe një përpunim kompjuterik.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel