Në Azi është kthyer në traditë. I nisur nga Tajvani fenomeni ka arritur kulmin në Japoni, ndërsa në Evropë ka filluar të përhapet me ritme më të ngadalta.

Pas Vienës, Berlinit, Londrës dhe Parisit, radha ka qenë e Torinos në Itali, ku është hapur e ashtuquajtura “Cat Cafe”.

Lokali do ta hapë dyert më 5 prill në lagjen Vanchiglia, do të quhet “Neko Caffe” me nismë të katër miqve, që për të konkretizuar idenë e tyre kanë mbledhur donacione private.

“Tek ne mund të pish kafe, çaj, të hash torta të përgatitura në shtëpi, produkte bio dhe ushqime vegjetariane. Natyrisht duke përkëdhelur një mace. Gjithashtu mund të lexosh, të flasësh pa e ngritur zërin, apo të përdorësh shërbimin wifi falas”, thotë një prej pronarëve.

Sipas tij, lokali do të ketë edhe një recepsion ku klientët do të mund të drejtohen në rast se do të duan të adoptojnë një mace.

FOTO GALERI
1/5
Tendenca e mace-kafe

Top Channel