Kolumbi, presidenti laget gjatë fjalimit

19/03/2014 00:00

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, është lagur gjatë një fjalimi elektoral dhe videoja e kësaj ngjarjeje “ka marrë dhenë”.

62-vjeçari po fliste para mbështetësve në qytetin bregdetar të Barrankijës kur një njollë e errët u shfaq në pantallonat e tij.

Santos, i cili i është nënshtruar një operacioni për heqjen e një tumori në prostatë në vitin 2012, nuk e ndaloi fjalimin pas këtij incidenti.

Juan Manuel Santos është zgjedhur president i vendit amerikano-latin në vitin 2010 dhe shpreson të qëndrojë në postin e tij edhe pas zgjedhjeve të 25 majit.

Top Channel