Qeveria greke ka trumbetuar se ka arritur një triumf të madh pas 178
ditë negociatash të vazhdueshme me ekspertët e kreditorëve të huaj, duke
arritur të nënshkruajë marrëveshjen me ta dhe duke u hapur kështu rruga
për dhënien e këstit të rradhës Greqisë nga paketa e ndihmës ekonomike.

Ajo per te cilen krenohet Athina zyrtare eshte fakti qe megjithese perfaqesuesit e kreditoreve te vendit,e ashtuquajtuar troika, prej shtatorit te kaluar kerkonin qe te thelloheshin edhe me teper reformat shtrenguese ne Greqi, ne fund kane hequr dore nga kerkesat e tyre dhe kane pranuar kushtet e qeverise Samaras.

“Negociatat e gjata me trojkën kanë përfunduar me sukses kur të tjerët dyshonin arritjet e ekonomisë apo edhe  përpiqeshin për t`i minimizuar ato.Kjo Qeveri me unitet te plote ka arritur me seriozitet misionin e saj: Te nxjerre vendin nga kriza”, tha Samaras.

Sipas kryeministrit Samaras tashme nga 2.9 miliardë eurot e teprices primare qe ka siguruar per here te pare pas shume vitesh Greqia, 500 milionë do t`u shperndahen shtresave te varfra te popullsise. Mbi 350 milionë do shkojne tek skemat e sigurimeve shoqerore, 1 miliard euro per pagesat e vonuara nga Qeveria drejt privateve dhe 1 miliard tjeter per pagesen e borxhit.
 
“Ky inspektim, ky rishikim ishte shumë i vështirë, më i vështiri deri tani. Besoj se arritem gjate këtyre muajve edhe te permiresojme ekonomine tone ne nje pjese te madhe te saj edhe te arrijme shume suksese te tjera ne kete raport”, tha Janis Starnuras, ministër i Financave.

Sipas marreveshjes se arritur pas vititi 2015 nuk do te kete pushime te reja nga puna ne administraten shteterore. Marreveshja me trojkën vleresohet se i jep pike Qeverise se Kryeministrit Samaras ne prag te zgjedhjeve lokale dhe ato per PE, ndersa opozita greke ka akuzuar perseri koalicionin dypartiak si pergjegjes per varferine ne te cilen kane çuar popullin politikat ekonomike te ndjekura nen presionin e kreditoreve te huaj. Sipas raportit te fundit te Organizmit per Bashkepunimin Ekonomik dhe Zhvillimin , 17.9% e grekeve, dy here me shume se para krizes, nuk disponojne para per te blere ushqime,nje veçori qe nuk verehet as ne vendet me te ardhura te ulta per person si Brazili dhe Kina.

Top Channel