Bushati mbron vjedhjen dhe piraterinë, Pollo mbron Bushatin

19/03/2014 00:00

Kuvendi ka nisur procedurat për zëvendësimin e kryetares së AMA-s dhe plotësimin e vendeve vakante në këtë institucion.

Por nese po zvarritet prej vitesh kthimi ne normalitet i AMA-s, opozita ka zgjedhur te bllokoje serish procesin duke qendruar tek emri i Endira Bushatit. Zonja Bushati, siç rezulton nga verifikimi i kryer nga Komisioni i Ligjeve prej më shumë se një viti e gjysmë, është duke drejtuar institucionin pa patur mandat, pasi mandati i saj ka perfunduar ne 24 shtator te vitit 2012.

Dhe, ndersa Kuvendi i kaluar asnjehere nuk mori inisiativen te plotesoje vendet vakante, pas ketij konstatimi kryetari aktual i kuvendit Ilir Meta, permes nje memoje te verifikuar edhe prej Sherbimit te Monitorimit te Institucioneve te pavaruara ka vendosur nisjen e procedurave per plotesimin e kater vendeve vakante.

Por kësaj procedure teknike dhe ligjore deri tani, kryetari i Komisionit te Medias, Genc Pollo, ka kerkuar ditet e fundit t’i veshe ngjyra politike.

“Në dy shkresa të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të pas zgjedhjeve parlamentare, e para më 30 korrik, e dyta më 14 tetor 2013 konfirmohet se kryetarja e AMA-s dhe tre anëtarë kanë mandate të plotë ndërkohë  që ka dhe tre poste vakante të cilat duhen plotësuar. Në shkresën e tretë të 12 marsit, javën e shkuar, ndodh zbulesa, revelacioni, që AMA ka jo vetëm tre poste anëtarësh vakant ,por edhe se posti i kryetarit është prej vitesh vakant”, tha Pollo.

“Zoti Pollo në këtë moment ka vetëm një detyrë, memon e zotit Meta, ta marrë, ta sjellë në Komision dhe mbi bazën e argumenteve ne të marrim vendim ka apo nuk ka vende vakante. Ka edhe një rrugë tjetër që është Gjykata Kushtetuese. Eshtë i vetmi rast që pretendohet që ka shkelje dhe është i vetmi rast ku opozita nuk i drejtohet dot Gjykatës Kushtetuese, sepse e di që e ka të humbur, pasi e dinë që vendi është vakant që nga shtatori i vitit 2012, i zonjës Bushati”, tha nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza.

Por ndersa kryetari i Komisionit te Medias pretendon se posti i kryetares se AMA-s kerkohet te merret nga mazhoranca, nenkryetari i ketij Komisioni thekson se po kryhet vetem zbatimi i ligjit dhe kriteret e ligjit te ri perjashtojne kandidaturat politike per anetaret e AMA-s.

“Amendamenti ‘Peza’ që synonte kapjen e AMA-s nga partia ka ngecur në vend dhe në kundërshtim me kërkesën për asistencë ligjore drejtuar Bashkimit Europian, Këshillit të Europës e OSBE-së nga vetë Kryetari i Kuvendit, Meta”, tha Pollo.

“A ka apo jo mandat si anëtar zonja Endira Bushati? Për rrjedhojë a ka mandat ose jo si kryetare Endira Bushati për të qenë në krye të AMA-s? Kjo është pyetja, le të nxjerrim shkresat, le të nxjerrim provat. Çdo largim nga ballafaqimi juridik dhe ligjor i provave është një spekulim i pastër”, tha Peza.

Kryetari i Komisionit te Medias dhe Arsimit, Genc Pollo ka ngritur edhe pretendimin e mosarritjes se konsensusit.

“Pavarësisht nga tradita e mirë  dhe bonsensi, si dhe këshilla e qartë dhe e përsëritur e BE që çështjet medias audivizive të zgjidhen me konsensus mes qeverisë e opozitës, kryetari i Kuvendit Ilir Meta duket se urdhëron falsifikimin e fakteve dhe mashtrimin përmes shkresave duke detyruar vartësit e tij të firmosi se ‘fluturon samari’”, tha Pollo.

Por zoti Peza sqaron se mohimi i konsensusit nga zoti Pollo edhe per zgjedhjen e Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Shqiptar eshte nje deshmi me teper.

“Ata e kanë vendosur të gjithë lojën e tyre politike, në funksion të axhendës së ditës dhe axhenda e ditës është që të bëhet gjithcka, që të mos jepet asnjë konsensus për asgjë, për aq kohë sa nuk është marrë statusi i vendit kandidat. Ju kujtoj se zoti Kukan, në një nga rekomandimet që ofroi në mbledhjen e Strasburgut, ka qenë ‘keqardhje për mosarritjen e konsensusit nga ana Parlamentit për çështjen e RTSH-së’, fakt që opozita e dha dhe opozita u tërhoq nga konsensusi”, tha peza.

Ne mbledhjen e fundit te Komitetit te Perbashket Parlamentar Shqiperi-BE u kerkua plotesimi i vendeve vakante ne AMA dhe u pershendet edhe konsultimi me nderkombetarët i amendamentit Peza. Por zhbllokimi i ngerçit tek Autoriteti i Mediave Audiovizive, qe nuk po arrin te kryeje asnje nga detyrat themelore, si lufta e piraterise ka gjetur nje tjeter ngerç tek zoti Pollo. Zonja Bushati gjate drejtimit te saj ka vendosur nje rekord licensimi te operatoreve kabllore, te cilet tani thote se e ka te pamundur t’i kontrolloje, duke pranuar edhe deshtimin ne luften ndaj piraterise televizive.

Nga ana tjeter, me mos veprimet e saj, Zonja Bushati jo vetem qe ka mbrojtur, por edhe e ka favorizuar dhe legjitimuar vjedhjen e piraterine, tashme jo vetem tek kablloret ne rrethe por edhe ne Tirane. Dhe mesa duket kete realitet, ka pranuar te mbroje edhe ish-ministri i Inovacionit sot kryetar i komisionit te Medias, Genc Pollo. Zoti Pollo ka zgjedhur te mbroje politikisht piraterine dhe vjedhjen televizive kur vetem pak muaj me pare ka qene ai qe eshte derguar ne Prokurori me akuzen per shperdorim detyre per nje tender abuziv per dixhitalizimin e TVSH, per te cilin jane shpenzuar qindra mijera euro, para te shqiptareve, tender qe nuk u realizua kurre.

Top Channel