Fëmijët shqiptarë mbeten në Siri

19/03/2014 00:00

Ndërsa konfirmohet se nga Shqipëria janë larguar drejt Sirisë për të
luftuar 86 shtetas shqiptarë, për 13 prej tyre Prokuroria e Krimeve të
Rënda ka të dhëna të provuara edhe nga sistemi TIMS, se kanë marrë me
vete bashkëshortet dhe fëmijët.

Mosha më e vogël e një te mituri te marre nga prinderit e qe ndodhet aktualisht ne Siri, eshte nje vajze 6-muajshe nga fshati Gurras e Pogradecit, e cila rezulton të ketë lënë Shqipërinë në fundt te tetorit 2013, se bashku me nenen e te atin, Krenar Shulin, si edhe  me te motren dhe te vellanë, edhe keta te mitur.

Prokuroria shton se ka dyshime te forta referuar daljeve nga kufiri shqiptar, se aktualisht ndodhen ne Siri 31 fëmijë, disa prej tyre tashme kanë mbetur vetëm me nënat, siç eshte rasti i femijeve te shtetasit Diamant Rasha, që pas vrasjes se tij ata jane vetem me te emen.

Një tjetër rast është edhe ai i shtetasit Hamit Muslia, i njohur si Ebu Enesi, i cili është vrarë, duke lënë katër fëmijët në Siri. Në Siri kanë mbetur edhe fëmijët e imamit Genci Balla, i njohur si Abdurrahim Balla, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë.

Prokuroria e Krimeve te Renda aktualisht po vijon hetimet duke pyetur familjare te te gjithe personave qe ndodhen ne Siri, disa prej te cileve jane shfaqur te pakenaqur e kane akuzuar te arrestuarit, ndersa disa te tjere shprehen se nuk e dinin qe te afermit i kane ne lufte, por se jane te punesuar ne Turqi apo Arabine Saudite. Javen qe vjen, tha nje burim i Top Channel, pritet te merren ne pyetje disa nga personat qe jane kthyer nga lufta ne Siri, prej te cileve 12 prej tyre jane te plagosur.

Top Channel