Nëna vrapon me karrocën e fëmijëve

19/03/2014 17:00

Marcela Gracova është një nënë me të vërtetë e veçantë.

30-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve në Britaninë e Madhe, fitoi vëmendje mediatike ditën e mërkurë, pasi në qytetin e saj, në Brampton, është bërë e njohur për vrapimet që realizon së bashku me dy fëmijët e saj të vegjël.

Në mënyrë të përditshme, nëna merr karrocën me fëmijët dhe vrapon për 10-12 kilometra.

Gracova shpjegoi për “Daily Mail” se vendosi që të merrej me aktivitet fizik pas lindjes së dytë, pasi kishte shtua shumë kilogramë dhe ndiente nevojën që të kujdesej për veten.

Megjithatë, me kohën jashtëzakonisht të kufizuar për shkak të dy fëmijëve, ajo vendosi që mënyra më e mirë për t’i bërë të gjitha ishte që të merrte të miturit së bashku në vrapimet e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel