Bebi më i shëndoshë i Kolumbisë

20/03/2014 00:00

Santiago Mendoza është një djalë 8-muajsh kolumbian i cili peshon sa një 6-vjeçar. Vogëlushi është bebi më i madh në Kolumbi, por ndoshta edhe në botë.

Një organizatë bamirësie ka vendosur që ta largojë nga shtëpia e tij dhe ta çojë në kryeqytetin Bogota ku ai do i nënshtrohet një trajtimi që do i shpëtojë jetën. Mamaja e djalit i shkroi organizatës Gorditos de Corazon (Zemrat e shëndosha) duke i bërë të ditur se injoranca e saj kishte çuar në shëndoshjen tej mase të djalit.

Ajo shkruante se sa herë që djali qante, i jepte ushqim për ta qetësuar.

Tashmë, mjekët do mundohen të ulin peshën e vogëlushit para se t’i bëjnë disa operacione të nevojshme pasi Santiago ka pasur probleme shëndetësore të mëdha për shkak të peshës së tij.

“Do të jetë një trajtim i gjatë që do të përfshijë edukimin, ushqimin e shëndetshëm dhe kur të rritet, aktivitetin fizik. Nëse nuk bëhen këto, djali do të vuajë nga diabeti dhe tensioni”, tha kirurgu Cesar Ernesto Guevar për ‘El Espectador’.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel