“Shes virgjërinë për 400 mijë $”

20/03/2014 00:00

Kur vjen puna tek humbja e virgjërisë, shumica e femrave presin njeriun e duhur, ndërsa disa të tjera presin thjesht çmimin e duhur. Elizabeth Raine, 27 vjeç, ka vendosur të vendosë në një ankand online virgjërinë e saj dhe shpreson që të fitojë 400 000 dollarë në këmbim.

“Po e bëj këtë gjë për para’. Nuk kam asnjë lidhje emocionale me virgjërinë time dhe nuk më intereson si do e humb atë. Seksi është thjesht një akt fizik dhe asgjë më shumë sesa biznes”, tha vajza amerikane për ‘Daily Mail’.

Ajo shtoi se kurrë nuk ka pasur të dashur për faktin se asnjëherë nuk është ndjerë e vetmuar: “Më pëlqejnë meshkujt, por nuk jam lidhur kurrë emocionalisht me dikë që të më bënte të kuptoja që seksi nuk është vetëm akt fizik.”

Miqtë e mbështesin në këtë “projekt” 27-vjeçaren, por vëllai nuk e pëlqen aspak këtë ide: “Vëllai më kundërshton, por e di që jam e zgjuar dhe ka besim tek unë.” E habitshme është që prindërit e saj e kanë pranuar shumë lehtë ankandin e virgjërisë së vajzës së tyre.

Ofertat për këtë ankand nisin në 1 prill dhe mund të bëhen në faqen e saj të internetit: www.elizabeth-raine.com.

Top Channel