Në ultësirat e Himalajave, burrat e komunitetit tribal që banojnë në afërsi të këtij mali, rrezikojnë çdo ditë jetën duke mbajtur ekuilibrin në litarë dhe shkallë për të mbledhur mjaltin nga zgjojet më të mëdha të bletëve në botë.

Duke u kacavjerrë nëpër shkëmbinj, këta burra godasin me thikë zgjojet nga të cilat del mjalti, ndërsa në dorën tjetër mbajnë një shkop me një kosh që shërben për të pritur mjaltin që bie.

Në fillim ata marrin gjethe për të ndezur një zjarr të madh, tymi i të cilit largon bletët nga zgjoi. Pasi janë larguar, mjalti mund të merret pa probleme.

Mjalti që mblidhet shitet shumë në Japoni, Kinë dhe Kore dhe përdoret për vetitë e tij kuruese. Cmimi i tij shkon deri në 50 $ për kilogramë.

Fotot vijnë ngë distrikti i Kaskit në Nepal, ku ende ruhet tradita e lashtë e “gjuetisë” së mjaltit, traditë që daton rreth 11 mijë vjet para lindjes së Krishtit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel