Largohet gjysma e armëve siriane

20/03/2014 00:00

Gati gjysma e arsenalit kimik është zhvendosur tashme nga Siria dhe
vetem gjate dy javëve të fundit, me anijet e mallrave norvegjeze në
qytetin port të Latakiase janë transportuar të paktën dy ngarkesa shtesë
me substancat e konsideruara më të rrezikshmet.

Organizata per ndalimin e armeve kimike permend 10 ngarkesa kimikatesh ne total, ku jane perfshire te gjitha rezervat e gazit mustard. qellimi is aj eshte shkaterrimi apo zhvendosja e te gjitha armeve kimike te ketij vendi deri ne 30 qershor.

Regjimi sirian u detyrua ta pranonte iniciativen perendimore vitin qe shkoi pas sulmit kimik ne periferite e Damaskut ku humben jeten qindra vete.

10 ngarkesat e permendura nga ONAK perfaqesojne 45,6% te te gjithe kimikateve qe duhen levizur nga Siria per asgjesim, nder te cilat 29,5 % jane substanca te Prioritetit 1 dhe 82,6% te prioritetit 2. Shkaterrimi i arsenalit kimik sirian angazhoi shume shtete te botes, por sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen se fundi njoftoi se veprimet e Moskes ne Krime e kane detyruar aleancen te pezullojë misionin e përbashkët me te.

Rusia, sipas planit, duhet te dergonte anije ushtarake, ndera ka kontribuar nderkohe me 50 kamionë e 15 automjete të blinduara. kina ofron kamera për mbikqyrje dhe autoambulanca. Britania e Madhe u shpreh para pak kohesh e gatshme te shkatërrojë 150 tone produkte kimike, ndersa Bashkimi Evropian ka ndarë per kete qellim 12 milionë euro shtesë. kater anije nga Norvegjia dhe Danimarka u ngarkuan me detyren delikate te transportimit te armeve  përmes Detit Mesdhe.  objektivi eshte dergimi i tyre ne anijen e posacme amerikane “Cape Ray”, për tu shkatërruar më vonë diku në det të hapur. asnjehere me pare nuk ka ndodhur çarmatimi i armëve të shkatërrimit në masë në një vend te gjendur ne mesin e nje konflikti të armatosur. qeveria siriane i ka justifikuar vonesat me problemet e sigurise e veshtiresite logjistike, por tani ka paraqitur nje axhende te rishikuar ku pervijohet synimi i saj per mbylljen e procesit deri ne 27 prill.

Top Channel