Shërbimi metereologjik i Rinasit

20/03/2014 00:00

Zyra meterologjike në aeroportin e Rinasit punon 24 orë ne 24. Informacioni u përcillet njësive të transportit ajror dhe pilotëve gjatë fluturimit në kohë reale. Të dhëna,  pa të cilin siguria e trasnportit ajror do te vihej shumë në pikëpyetje.

“Informacioni është i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me vetë sigurinë e fluturimit. Ne japim paralajmërime për fenomenet që mund të jenë të rrezikshme”, thotë Arbëresha,  e punësuar pranë këtij shërbimi.

Çdo njësi e linjave të transportit ajror e ka për detyrim te marre informacionin meterologjik perpara çdo fluturimi.

Jo rralle here ne rrjetin nderkomebetar te fluturimeve kane ndodhur incidente dhe aksidente per shkak te kushteve te keqia motit. Parashikimi i ketyre dukurive eshte me rendesi jetike per qarkullimin e avioneve dhe jo vetem.

Por, jo gjithçka mund te parashikohet. Jane turbulencat e ajrit ato qe shpesh vene ne vështiresi linjat e pasagjereve, sepse jo gjithmone ato mund te parashikohen. E per kete kujdeset nje zyre e posacme ne sherbim meteorologjik.

“Në këtë zyrë përgatiten dy mesazhe të rëndësishme për fenomenet e rrezikshme të motit”, thonë në këtë zyrë.

Sipas Kastriot Shurdhaj, shef i Departamentit Meterologjik ne aeroportin e Rinasit, fatmiresisht ne historine tone te trasportit ajror, nuk kemi asnje rast aksidenti te ndikuar nga moti i keq. Jemi kaq te sofistikuar ne kete sherbim apo fati na ka mbajtur larg ngjarjeve te pakendeshme?

“Nga vetë relievi, aerodromi ynë është me kushte relativisht të mirë, por nuk përjashtohen edhe dukuritë e rrezikshme të motit, por nuk ka pasur deri tani ndonjë rast”, thotë Kastrioti.

Top Channel