Hercules, historia e ariut-njeri

20/03/2014 00:00

Admiruesit i kafshëve vlerësojnë si të shenjtë lidhjen që kanë me to, por historia e Hercules, ariut të murrmë është prekëse edhe për zemrat më të ftohta.

Hercules ‘u adoptua’ nga një familje skoceze për vetëm 50 paund në vitin 1976. Cifti Andy dhe Maggie Robin rrëfejnë në një dokumentar për Channel 5 në Angli historinë dhe lidhjen e tyre të vecantë me Hercules, që u bë i famshëm në mbarë botën edhe për rolet e tij kinematografike në Hollywood.

Dokumentari nis me rrëfimin e Maggie se si Andy krejt papritur i njofton asaj vendimin për të blerë një këlysh ariu. Ajo thotë se fillimisht qeshi me idenë, por më pas e pranoi atë. Synimi Andy-t ishte trajnimi i Hercules për mundje dhe cirk. Por më vonë, kuptoi që talentet e tij ishin më të zgjeruar.

Shpejt ariu u bë pjesë e familjes, ushqehej cdo vakt në tavolinë me dy bashkëshortët, hante cfarë hanin ata, madje edhe pinte kafe dhe birrë…ndonjëherë.

“Rrallë pinte birrë, por kur e pinte atë bëhej me të vërtetë i lezetshëm”, thotë Maggie.

E në fakt ‘pasioni’ për birrat e bënë menjëherë të famshëm Hercules, që u bë pjesë e disa spoteve publicitare të birrave. Nga viti 1987 deri në vitin 1989, ariu së bashku me dy ‘prindërit e tij’ zhvendoset në Hollywood për t’iu përkushtuar karrierës kinematografike. Pikërisht në këtë periudhë Hercules arrin kulmin e famës. Ishte 20 vjeç dhe kishte qenë pjesë e disa filmave, përfshirë këtu edhe te “James Bond Octopussy”.

Me të ardhurat e siguruara, Andy dhe Maggie rikthehen në Skoci ku zgjerojnë kompleksin ku jetonin bashkë me Hercules, duke i vënë atij në dispozicion edhe një pishinë. Fatkeqësisht, një vit më vonë Hercules ra në Agoni. Ai u dërgua tek specialistët më të mirë veterinerë. Për të kuptuar më mirë famën që kishte mjafton të përmendet që në godinën ku kurohej, cdo ditë mblidheshin mediat dhe dhjetra fansa të tij.

Hercules del nga gjendja e agonisë, por i paralizuar. Në moshën 24-vjeçare shëndeti i tij përkeqësohet dhe një vit më vonë, në vitin 2000 ndërron jetë nga shkaqe natyrale.

‘Familja’ e tij, Andy dhe Maggie kujtojnë sot me mall vitet e kaluara dhe rrëfejnë se për t’iu përkushtuar Hercules kishin hequr dorë nga pasja e një fëmije.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel