“Guximtarë dhe lakuriq”, kështu quhet kursi i Jogës, që ofrohet nga Joshi Shvarc dhe Monika Verner, në palestrën e tyre në Manhatan.

Shvarc thotë se kjo ide lindi pas një seance joge, ku ai e ndjeu nevojën për të ndryshuar diçka brenda vetes.

“U zhvesha e nisa një orë joge në shtëpi dhe u argëtova shumë. E ndjeva se isha më i lidhur me trupin tim”.

Kjo ndodhi dy vjet më parë dhe e frymëzoi Shvarcin të ofronte kurse joge, ku mund të praktikohej lakuriq nga meshkujt.

Monika, nga ana tjetër, e shfrytëzoi këtë mundësi për t’ia ofruar vajzave. “Të jep forcë – thotë ajo, – kur e praktikon zhveshur”.

Shvarc shpjegon se joga është lidhja mes trupit, mendjes dhe njerëzve të tjerë. “Je ti, i zhveshur, i ulur mbi një qilim, lëviz trupin, lidh mendjen përmes frymëmarrjes, me këtë përqendrim mbi çka bën dhe me pak depërtim, me këtë mesazh ti mund të hysh brenda dhe nëse hap zemrën, mund të punosh për veten”.

Joshi Shvarc dhe Monika Verner ofrojnë edhe orë joge, ku mund të marrin pjesë njerëz gjysmë të zhveshur, të cilët nuk janë ende gati për orën “guximtarë dhe lakuriq”.

Top Channel