Regjizori dhe aktori Enver Petrovci ka treguar anën e tij humane duke ndihmuar një veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili jeton në varfëri ekstreme.

Fadil Mehmeti, i cili në kohën e luftës la Gjermaninë për të ardhur në mbrojtje të atdheut, jeton me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij në kushte tepër të vështira ekonomike. “Kam obligim të ndihmoj këtë familje sepse në kohën që ne pinim makiato, ky njeri me shokët luftonte për ne dhe fëmijët tanë”, shkruan Enver Petrovci.

Dëshira më e madhe e çdo prindi është të rrisë dhe të edukojë fëmijët duke sakrifikuar gjithçka. Në një zonë rurale në Hanoi të Vietnamit, fëmijëve u rrezikohej arsimimi për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe mungesës së një ure për të kaluar lumin. Për të mos humbur asnjë orë mësimi, një prind kurajoz ka menduar për zgjidhjen. Ai vendosi në një qese të madhe plastmasi fëmijët për të mos u lagur dhe i kaloi ata një nga një matanë lumit. Përkushtimi i tij për arsimimin e këtyre fëmijëve faktohet edhe nga mësuesit e shkollës që thonë se heroi i këtyre fëmijëve e bën këtë çdo stinë pranvere, kur reshjet e shiut izolojnë fshatrat e kësaj zone të Vietnamit.

Adrianne Haslet Davis humbi një pjesë të këmbës së majtë në atentatin e maratonës së Bostonit, por ajo asnjëherë nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj: kërcimi. 32-vjeçarja u rikthye në vendin e saj më të dashur, në skenë, gjatë një sesioni të Ted Conference në Vancouver të Kanadasë. Enkas për të, inxhinieri amerikan Hugh Herr projektoi një këmbë bionike të specializuar për kërcimin. Por, pavarësisht guximit të fillimit, në përfundim të kërcimit Adrianne u emocionua dhe nuk i përmbajti lotët.

Janë mbi 4 milionë njerëz që brenda një jave e kanë klikuar videon e një vogëlusheje nga Kirgistani e cila duket se ka një të ardhme të shkëlqyer si dirigjente. Lara Glozou gjendej në korin e një kishe në Kirgistan dhe me pasionin e saj për muzikën ajo ka tërhequr vëmendjen e botës.

Top Channel