Vizatimet e mrekullueshme të syve

21/03/2014 00:00

Jose Vergara është një artist nga Meksika që bën vizatime sysh që janë aq reale sa duken si fotografi.

19-vjeçari i cili njihet me nofkën Redosking përdorur vetëm lapsa për punën e tij dhe një vizatim i ka marrë plot 20 orë kohë.

Jose tha për ‘Daily Mail’ se është shumë i apasionuar pas bukurisë së syrit njerëzor: “Në fillim vizatova syrin e mamasë e më pas të babait. Tani nuk ndaloj dot më së vizatuari sytë e njerëzve,”

“Do shumë durim dhe stërvitje të bësh një vizatim sa më real të syrit”, shtoi artisti i ri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel