Në stratosferë me avion diellor

22/03/2014 00:00

A është e mundur të arrish stratosferën në 20 kilometra lartësi me një avion që udhëton vetëm me energji diellore? Sipas Raphael Domjan, pilot zviceran dhe ideator i Solar Stratos, një gjë e tillë është e mundur.

Domjan dhe grupi i tij i studiuesve kanë prezantuar projektin e një monoplani dyvendësh, që vihet në lëvizje nga një motor elektrik prej 13.5 KW, i ushqyer vetëm nga dielli.

Projekti në fjalë është prezantuar në Muzeun e Ajrit dhe Hapësirës që po mbahet në Le Bourget, në hyrje të Parisit.

Domjan parashikon të jetë direkt në drejtimin e mjetit fluturues diellor, që do të jetë 7.70 metra i gjatë, 20 metra i gjerë dhe në total do të peshojë rreth 350 kilogramë.

Avioni do të lëvizet nga një helikë e ushqyer nga energji e prodhuar nga 20 metra katrorë panele fotovoltazhi të vendosura tek krahët.

Gjithashtu, sipas projektuesve, përmes baterive rezervë të energjisë së prodhuar, objekti do të ketë një autonomi mbi 24 orë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel