Motivet për t’u hutuar teksa jemi në timon nuk mungojnë. Ato mund të jenë: një telefonatë në celularin tonë, mendimet e lidhura me jetën apo thjesht lodhja.

Të gjitha këto mund të çojnë në aksidente me pasoja fatale për ne apo për të tjerë, por në një të ardhme të afërt, ajo çka do të ndreqë gabimet nga hutimi ynë do të jetë vetë automjeti.

Kompania “Volvo” është angazhuar në kërkimin e sensorëve në gjendje të identifikojnë sjelljen e drejtuesit dhe ideja është realizimi i një automjeti që mund t’i interpretojë lëvizjet e shoferit dhe të ndërhyjë në momentin e duhur për të shmangur pasojat.

Sistemi “Volvo” mund të “shohë” aty ku drejtuesi çon shikimin e tij, kur janë të hapur sytë e tij dhe cili është pozicioni i kokës.

Sensori është i instaluar tek kruskoti, përballë shoferit dhe përdor Led-sa të vegjël për t’i ndriçuar fytyrën personit përmes rrezeve infra të kuqe. Këto të fundit nuk hyjnë në gjatësinë e valës që perceptohet nga syri i njeriut dhe nuk të shpërqendrojnë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel