Këshilli Britanik në Shqipëri

22/03/2014 00:00

Organizata British Council’ ka hyrë në vitin e 20-të të punës së saj në
Shqipëri duke ndihmuar në fushat e artit, arsimit, përhapjen e gjuhes
angleze dhe zhvillim dhe aftesim professional. Rreth 90 mije nxenes te
gjuhes angleze kane aksesuar ne menyre dixhitale materialet  falas
online.

Ndërsa me shume se 2000 testime dhe kualifikime profesionale nga Britania e Madhe organizohen cdo vit në Shqipëri nga British Council. Michael Bird drejtor rajonal i ‘British Council’ thotë se “Jam shumë krenar për Këshillin Britanik në Shqipëri i cili është duke arritur cdo mësues në këtë vend, duke përfshirë  shumë nxënës që mësojnë gjuhës angleze  drejtë për drejtë por edhe në mënyrë

“Qartësisht hyrja në BE është një nder ndikuesit e mëdhenj të asaj c’ka ne po bëjmë këtu sepse është një nga ndikuesit e mëdhenj që qeveria e Shqipërisë dhe që partnerët e tjerë të Shqipërisë po bëjnë, kështu që në këtë kontekst unë do të theksoja punën tonë në gjuhën angleze sepse pjesa tjetër e Europës nuk flet shqip dhe gjuha angleze është gjuha e përbashkët, do ta theksoja këtë gjë edhe në axhendën e gjerë të aftësive, të rinjtë kanë nevojë për aftësi për t’u punësuar në ekonominë Europiane dhe globale, pra për të qënë konkurruese Shqipëria ka nevojë për aftësi dhe mendoj se ky është kontribut tjetër që ofron Këshilli Britanik”, thotë Bird.
 
Gjatë intervistës për Top Channel Michael Bird shpjegon se gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar me ministren e Kulturës dhe atë të  Arsimit, ku kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për një strukturë në të cilën ‘British Council’ do të kontribuojë në kulturë, edukim dhe menaxhim kulturor.

Top Channel