U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Një sasi e konsiderueshme ekplozivi u vendos në banesën e kryetarit të
komunës Farkë Fatbardh Plaku rreth orës 3:00 të mëngjesit të së martës.
Per fat, nuk ka te lenduar ne familjen e kryekomunarit, por vetem deme te mureve te baneses. Familja e kryekomuarit Plaku mbetet e shokuar nga shperthimi me eksploziv.
Policia nuk ka dhene shume detaje ne lidhje me ngjarjen perveç fakti se eshte cilesuar si nje akt terrorist, si çdo shperthim tjeter me lende eksplozive te ndodhur kohet ve fundit ne vend. Vete Plaku eshte marre ne pyetje nga forcat e policise, ne lidhje me ndonje konflikt te mundshem te koheve te fundit, per shkak edhe te detyres qe ai mban.
Grupi hetimor i ngritur per ngjarjen perfshin Prokurore te Krimeve te Renda, si edhe specialistë te antiterrorit ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Në muajt e fundit janë të shumtë zyrtarët vendorë, në rrethe të ndryshme të vendit, që kanë rënë pre e atentateve me eksploziv, kryesisht të karakterit frikësues.
Rasti më i fundit që ai i Fushë Krujës, ku një person hodhi një sasi tritoli në oborrin e bashkisë së qytetit, të cilën më pas e shpërtheu përmes fitilit.
Për fat të mirë veprimi u filmua nga kamerat e sigurisë dhe nga të dhënat e mbledhura hetuesit po ngushtojnë gjithnjë e më shumë rrethin e të dyshuarve.
Reagon PD
Partia Demokratike dënoi ashpër atentatin ndaj Kryetarit të Komunës Farkë. Në një deklaratë për mediat, deputeti Keltis Kruja bëri përgjegjëse Qeverinë për goditjen me antitank të Fatbardh Plakut dhe familjes së tij, pasi sipas tij nuk po siguron rendin dhe qetësinë në vend.
“Partia Demokratike e konsideron këtë ngjarje, si një sulm burracak ndaj një të zgjedhuri vendor, ndaj një zyrtari demokrat të votuar nga qytetarët, që është njëkohësisht kryetar i shoqatës së komunave të Shqipërisë.Partia Demokratike është e shqetësuar se prej 7 muajsh, qysh se kjo qeveri ka ardhur në pushtet, të zgjedhurit dhe zyrtarët demokratë kanë qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të rënda që kanë kërcënuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Por kjo ngjarje e rëndë është më shumë se sa një sulm banditesk ndaj një të zgjedhuri demokrat. Kjo ngjarje është dëshmi e qartë e kapitullimit të rendit dhe të aftësisë së kësaj qeverie për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.Atentati ndaj kryetarit të Komunës më së paku e bën qeverinë përgjegjëse që nuk arrin të sigurojë rendin dhe qetësinë në vend, por përkundrazi ka krijuar rrethana të favorshme për krimin, dhe goditjen e zyrtarëve demokratë.Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarjeje, zbulimin e autorëve dhe mbështetësve të tyre”, tha Kruja.
Top Channel