Helikopterë të blinduar për Obamën

25/03/2014 00:00

Një ushtri helikopterësh të blinduar kanë mbërritur në Hagë të Holandës
me një mision të vetëm: mbrojtjen e presidentit amerikan Barack Obama.

Haga në përgjithësi është një qytet i qetë dhe nuk para është mësuar për “mësymje” të tilla. Banorët nuk kanë vonuar të ngrenë kokën drejt qiellit për të parë vërshimin e helikopterëve.

Edhe pse në lokalitetin holandez ka edhe liderë të tjerë të rëndësishëm si kryeministri britanik David Cameron, kryeministri kanadez, ai holandez, etj, për asnjë prej tyre nuk është organizuar një mbrojtje e parametrave të tillë.

Një tjetër konfirmim ky për rëndësinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, që në këtë moment udhëheq Perëndimin në sanksionet kundër Rusisë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel