Kompjuterët, më të shpejtë me diamantë

25/03/2014 00:00

Në të ardhmen kompjuterët mund të bëhen më të shpejtë e më të fuqishëm falë diamantëve artificialë.

Një eksperiment ka treguar për herë të parë se është e mundur të transmetosh informacione përmes një kablloje diamantësh më shpejt nga sa bëhet sot.

I publikuar në revistën “Nature Nanotechnology”, rezultati është arritur në SHBA nga një grup studiuesish të udhëhequr nga profesori Chris Hammel i Universiteti i Ohajos.

Studimi hedh bazat për realizimin tranzitor të diamantëve për t’u përdorur në makinat llogaritëse.

Top Channel