Punësimi, hapet zyra e re në Elbasan

25/03/2014 00:00

Hapja e Zyres së re të Punës në Elbasan do të jetë një mundësi më shumë për personat e papunë për të gjetur një vend pune.

Elbasani është qarku i tretë me numrin më të madh të të papunëve dhe po ashtu i treti në vend për nga trajtimi me ndihmë ekonomike.

Përmes ndertimit te nje marredhenieje te re te shtetit me biznesin dhe ngritjes se arsimit profesional ne nje instrument te rendesishem ne punesimin e te rinjve, Kryeministri Edi Rama dha shifra te cilat tha ai tregojne qarte per rritjen e besimit te qytetareve tek gjetja e punes se pershtatshme per ta ne keto zyra.

“Në vetëm pak javë në këtë regjistër elektronik kanë mbërritur nga ana e biznesit tre herë më shumë kërkesa për njerëz që janë në dispozicion për të punuar,se sa gjithë vitin e shkuar, në gjithë Rrjetin Kombëtar të Punësimit. Mesatarja mujore e vendeve të lira të punës të shpallura për vitin 2013 ishte 1348, ndërkohë që vetëm në muajt e fundit dhe që janë muajt e parë të 2014 është 2508 dhe është me tendencë për t’u rritur”, tha Rama.

Ne 2013 jane arritur te punesohen vetem 600 persona ne te gjithe vendin, shifer pothuaj e dyfishuar ne muajt e pare te ketij viti ne vetem tre zyra Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ndersa kerkesat per punesim, nga 400, qe ishte mesatarja mujore vitin e shkuar eshte trefishuar kete vit, tha Rama perpara qytetareve te Elbasanit.

Duke folur per nje nga sfidat madhore te kesaj qeverie, uljen e papunesise, kreu i Qeverise tha se ajo qe duhet te kene te qarte te gjithe, eshte nuk eshte shteti punëdhënësi më i madh dhe plotësuesi i të gjitha nevojave për punësim.

“Shteti duhet të jetë një nxitës i madh i punësimit, përmes nxitjes së sipërmarrjes, përmes rritjes së sektorit privat, përmes transformimit të biznesit në një partner të pandashëm strategjik dhe përmes krijimit të kushteve që mes sipërmarrjes dhe punëkërkuesve të vendoset komunikimi”, tha Rama.

Duke shprehur besimin e plote se zyrat e reja te punesimit, do te jene nje faktor i ndryshimit dhe adresimit te papunesise, Edi Rama tha se do te jete koha qe do ta provoje kete.

Top Channel