Dy të verbër të ndihmuar nga qentë e tyre, u njohën, dashuruan e më pas përfunduan në altar.

Kjo është historia e çiftit Claire Johnson dhe Mark Gaffey, të cilët vunë kurorë me në krah dy qentë e tyre labradorë.

Gjithcka ka nisur gjatë një kursi të qenve orientues, kurse të posacme në Shtetet e Bashkuara që ndihmojnë të verbërit për të patur ‘sytë e tyre’ kafshët shtëpiake.

Venice dhe Rodd, dy qentë e çiftit, që prej takimit të tyre të parë u bën të pandashëm. Lidhja mes kafshëve shtëpiake forcoi lidhjen mes dy padronëve të tyre të cilët nisën të takoheshin me njëri-tjetrin më shpesh.

Pas 11 muajsh frekuentimi dhe shëtitjesh së bashku Claire dhe Mark kuptuan se jo vetëm qentë e tyre ndjenin për njëri-tjetrin, ndaj vendosën të martoheshin.

“Dy qentë tanë orientues na ndihmuan të njiheshim, të dashuroheshim e më pas të martoheshim. Ashtu si ata, edhe ne tashmë jemi bërë një dhe të pandashëm”, tregon për “Mirror” Claire.

Propozimi për martesë mbërriti në ditën e Shën Valentinit. “Nëse më lejon, mund ta bëj botën tënde akoma më të lumtur”, ishin fjalët e Mark. Përgjigjja ishte një ‘po’ dhe kështu çifti i të vërbërve u ngjit në altar dhe jo vetëm, në krah të tyre qëndronin edhe dy qentë ‘e sapomartuar’.

Top Channel