E ardhmja e Malit të Zi do të jetë NATO. Këtë bëri të qartë nga Brukseli, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmusen, gjatë një takimi me Presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanoviç.

Sipas Rasmusen, “e ardhmja e Podgoricës është qartësisht në familjen euro-atlantike”.

Ai shtoi se “sjellja e Rusisë nuk do të ketë asnjë ndikim në projektet e aleancës për zgjerimin në të ardhmen. Mali i Zi është një partner i rëndësishëm i aleancës dhe një kandidat i fortë për anëtarësim”.

Në fjalën e tij, Djukanoviç ritheksoi angazhimin e plotë e të vendosur të Malit të Zi ndaj të ardhmes euro-atlantike.

Ai premtoi reforma të mëtejshme në fushat e mbizotërimit të ligjit, reforma në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, për t’u përafëruar edhe më shumë me standartet e kërkuara nga NATO.

Top Channel