Masa Ushioda nuk është një fotograf si gjithë të tjerët. 43-vjeçari japonez nuk kënaqet me peisazhe, bebe apo kafshë shtëpiake, por i bën foto nga afër krokodilëve.

Siç mund të shikoni më poshtë, Masa ka arritur të realizojë disa shkrepje të mrekullueshme brenda ujit ku duken goja e hapur dhe dhëmbët e mprehtë të krokodilit.

Ja si e shpjegon ai setin fotografik që ka realizuar: “Krokodilët janë të frikësuar nga njerëzit aq sa njerëzit janë të frikësuar prej tyre. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj lëvizjeve në ujë dhe për këtë arsye unë qëndroja i palëvizur duke pritur që krokodili të afrohej sa më shumë. Isha si një gur.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel