Kur gjen njeriun e jetës në aksion

26/03/2014 00:00

Të rinjve të sotem mund t’iu duket utopike mënyra se si prindërit e tyre e kaluan adoleshencen zboreve, aksioneve me  kazma e lopata në duar.

Për të ndërtuar Shqipërinë, nga veriu në jug u bënë shume punime ne sektorë të ndryshëm, duke arritur në mbi një milionë vullnetare.

”Rinia e aksioneve”, siç quhej ne ate kohe, jo vetem u socializua, por pati dhe nga ata qe gjeten njeriun e jetes.

Kujtimi dhe Vjollca janë njohur 29 vjet me pare, pikerisht në një aksion të tille. Ata ishin nisur të punonin në zones se Priskes në Dajt, tek miniera e boksideve.

Edhe pse puna vullnetare zgjaste nje muaj, simpatite e para kishin nisur, por  Kujtimi ende nuk i kishte shprehur gje Vjollces.

Gjerat u bene serioze ne prill te vitit 1986, kur çifti fejohet. Një vit më pas kurorëzohet dhe lidhja e tyre me martesë, për të ardhur me pas në jetë dy femijet e tyre Rudini dhe Edela.

Çifti është dhe sot e kesaj dite eshte shume i lidhur dhe kane nje harmoni te admirueshme.

Aktualisht, Kujtimi punon ne Cirkun Kombetar si teknik, ndersa bashkeshortja eshte shtepiake. Askush nga te dy nuk e di a do ta gjenin njeri-tjetrin, nese nuk do te shkonin ne aksionin vullnetar te vitit 1985.

Top Channel