Aksionet vullnetare nuk i përkasin vetëm kohës së shkuar. Shumë të rinj dhe sot e kasaj dite organizohen në të gjithë Shqiperinë për të dhënë modestisht ndihmën e tyre në fusha të ndryshme.

Nje grup i tille eshte dhe levizja “Green Line Albania” qe perbehet nga djem dhe vajza te cilet  zhvendose  me autobus nga veriu ne jug te vendit per te pastruar vullnetarisht vendet e ndotura ne te gjithe terrirorin shqiptar.

Mbase nuk mbajne ne dore kazma dhe lopata si dy apo tre breza para tyre, por kane nje deshire te madhe per te ndryshuar realitetin qe nuk u pelqen.

Ata jane miq te mire dhe pse jo ne disa raste dhe me shume kaq. E ku me mire sese ne nje ambient te shoqeror do preferoje te zgjidhje personin e zemres?..

Edhe pse e kane te veshtire ta pohojne publikisht, nuk kane munguar ciftet e krijuara pikerisht nga aksionet vullnetare njesoje si nje here e nje kohe.

Miq, argetim dhe shoqeri te reja, e çfare mund te duash me shume? Mbase nuk e dine se per prinderit e tyre apo gjysherit, aksionet ishin dicka fare normale per kohen.

Per here te pare, vullnetaret themeluan levizjen ne vitin 2011, ndersa vetem gjate vitit 2013 numeronin 187 aksione kombetare pastrimi  me nje pjesmarrje qe e arriti kulmin ne 22 Nentor ne aksionin “ta pastrojme Shqiperine ne nje dite”.

Ate kohe numri i vullnetareve i kaloi 147 mije, duke levizur ne 16 qytetet kryesore Shqiperise, ndersa aksionet periodike vazhdojne.

Top Channel