Ashtu si cdo fushë tjetër e jetës, regjimi në Korenë e Veriut kontrollon edhe pamjen e njerëzve duke u diktuar atyre jo vetëm veshjen, por edhe modelet e prerjes së flokëve.

Por ndërsa në kohën e të atit, Kim Jong il lejoheshin 10 modele flokësh të vendosura me foto në çdo floktore, me ardhjen në pushtet të të birit të tij, Kim Jong un gjërat janë thjeshtuar. Për të gjithë meshkujt që e kanë të vështirë të zgjedhin modelin e përshtatshëm për të prerë flokët e tyre, tashmë alternativa është vetëm një; ajo e “Liderit të Dashur”.

Sipas mediave aziatike, Kim Jong un ka urdhëruar ndalimin e të gjitha modeleve të flokëve për meshkujt studentë në Penian, përvec modelit të tij, që është i detyrueshëm për të gjithë.

Modeli i tij është prerja shkurt anash dhe pas koke dhe më të gjatë në pjesën e sipërme, një model i përdorur gjërësisht në perëndim në mesin dhe fundin e viteve 1990, ndikuar masivisht nga bandat muzikore të kohës, vecanërisht nga “Backstreet Boys”.

Top Channel