Një kompani udhëtimesh daneze ka realizuar një reklamë të “nxehtë” që do të ndihmojë në ngritjen e shifrave të lindshmërisë në vendin nordik.

Reklama shpjegon se çiftet mund të humbasin pasionin për njëri-tjetrin gjatë rutinës së përditshme e për këtë arsye një udhëtim është pikërisht zgjidhja e duhur.

Një terapist seksi thotë se gjatë një udhëtimi rritet dëshira për seks pasi partnerët e shohin ndryshe njëri-tjetrin.

Sipas asaj që thuhet në reklamë, 10% e bebeve daneze ngjizen gjatë pushimeve:

“Danimarka ka një problem me lindshmërinë. Nuk po lindin fëmijë sa duhet për të mbështetur të moshuarit. Qeveria nuk ka gjetur zgjidhje, por një zgjidhje duhet të ketë patjetër. Gjatë udhëtimeve, danezët bëjnë 46% më shumë seks krahasuar me jetën e përditshme. Pra, për të rritur lindshmërinë, ju ftojmë të bëni sa më shumë udhëtime romantike!”

Top Channel