Të vuash nga “WhatsAppitis”

27/03/2014 00:00

Një doktor spanjoll ka gjetur rastin e parë me sindromën “WhatsAppitis” dhe i ka bërë thirrje përdoruesve të aplikacionit që të kenë kujdes pasi po dëmtojnë shëndetin e tyre.

Sipas tij, një paciente i ishte ankuar për dhembje në të dy kyçet e duarve dhe kjo i vinte pasi kishte ndenjur 6 orë duke iu përgjigjur mesazheve në WhatsApp. Doktori tha për ‘Lancet’ se 34-vjeçarja Ines Fernandez-Guerrero nuk kishte pasur asnjë traumë dhe nuk kishte bërë aktivitet fizik të rëndë, por të nesërmen në mëngjes ishte zgjuar me dhimbje të mëdha.

“Kishte mbajtur në duar celularin e saj që peshon 130 gramë për 6 orë radhazi. Gjatë kësaj kohe kishte bërë lëvizje të shumta të gishtave të mëdhenj dhe shkrova në raport që diagnoza ishte WhatsAppitis”, tha doktori.

Kjo nuk është hera e parë që doktorët i vënë emra që kanë lidhje me teknologjinë diagnozave të reja. Në vitet ’90 lindi Nintendinitis, një diagnozë që lidhej me kompjuterat Nintendo dhe me orët e tejzgjatura të kaluara me video-lojëra nga adoleshentët.

Top Channel