Të rinjtë, të cilët përfundojnë studimet ne shkencat e informatikes dhe teknologjise e kanë më të lehtë të gjejnëvende pune.

Mbeshtetja e  ketyre te rinjve ne projektet e teknologjise dhe informacionit eshte e rendesishme per Ministrinë e Arsimit dhe universitetin e Tiranes, pasi ka edhe mungesa ne numrin e mesuesve te informatikes.

“Do të kemi nevojë për mësues të lëndës së teknologjisë së informacionit dhe për këtë ju studentë të këtyre lëndëve padyshim do të jeni prioriteti ynë kryesor”, u shpreh ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

“Të gjithë janë mirëpritur dhe janë të angazhuar në vende pune të sektorit publik dhe të sektorit privat. Fakulteti i Ekonomisë është në kuadrin e një propozimi për hapjen e programit për sigurinë e informacionit dhe besoj strukturat përkatëse do ta sjellin në Senat për ta miratuar, për të cilin ne do të kërkojmë edhe angazhimin e bashkëpunëtorëve në projekt, duke i paraprirë këtij programi që tashmë gjykojmë se e kërkon”, tha rektori Dhori Kule.

Pedagoget kane kerkuar hapjen e nje cikli masteri per specialiste te mirefillte per mbrojtjen e te dhenave personale te cilet mungojne ne tregun e punes.

Top Channel