Prindërit e trajnuar për edukimin e fëmijëve

27/03/2014 00:00

Per Albana Ustallin, të jesh prind i mirë do të thotë të mësosh sa më shumë. Prandaj, nëna e dy djemve adoleshente nuk u mendua dy here kur degjoi se nje nga organizatat qe merret me mbrojtjen e femijeve, do bente nje trajnim qe do i mesonte prinderit se si te kishin rezultat kur te edukonin femijet.

“Kemi mësuar shumë gjëra atje, asnjëherë s’është vonë për të mësuar gjëra të reja”, shprehet e Albana.

Edhe pse mund te ndash eksperienca me miqte, apo te shfletosh libra me radhe, s’ka prind qe nuk eshte gjendur qofte edhe nje here i parapergatitur para ndonje situate te nxehte me femijet, dhe qe s’eshte penduar kur ka marre ndonje mase ne zemerim e siper.

“Prindi gjithmone lendohet kur e lendon femijen dhe pasi kalon thua pse e kam bere kete, por tani kam mesuar se si gjerat te mos shkojne ne kete pike”, thotë nëna e dy djemve.

Efektet me te mira te ketyre trajnimeve, sigurisht i kane perfituar femijet. Kelvini, e ka ndjere ndryshimin ne familjen e tij edhe pse me pare mendonte se nena e tij ishte shume me e kuptueshme se shume nena te tjera.

Por, edhe prinderit kane pasur perfitimet e tyre. Duke qene se trajnimet zhvillohen me gjithe anetaret e famijes, madje dhe me gjysherit, duket se femijet kane reflektuar me shpejt. Roland Hyseni, babai i tre femijeve, ve re se jane shtuar me shume “te lutem” dhe “faleminderit” ne familje, madje madje dhe gjera te tjera si kjo: “U habita nje dite kishin shkruar ne kompjuter, nga ky orar deri tek ky orar e ka njeri, nga ky orar tek ky orar e ka tjetri”.

Familja Ustalli dhe famlja Hyseni jane vetem dy familje nga Korca, nga qindra familje qe “World Vision” ka trajnuar per prinderimin pozitiv ne gjithe Shqiperine gjate tre viteve te fundit. Te jesh prind i mire, nuk do te thote vetem te duash te jesh i tille, por dhe te dish.

Top Channel