Të jesh prind nuk është e lehtë, veçanërisht kur duhet të disiplinosh. Edhe prinderve më të dashur u ndodh që në momente të caktuara t’u japin femijëve ndonjë shuplakë apo t’u flasin ashpër.

Situata mund te veshtiresohet edhe me shume, kur dikush eshte prind i vetem apo ka me shume se nje femije. Megjithese nuk ka receta se si ta disiplinosh femijet, studime te shumta kane vene re 4 grupe kryesore prinderish.

Prinder autoritare (Gjoleka, i biri i Abazit)
Prinderit autoritare jane shume te rrepte dhe urdherues. Besojne ne autoritetin dhe bindjen absolute. Nese nuk plotesohen kerkesat e tyre, ata jane te gatshem te perdorin ndeshkimin qofte edhe fizik ose jane shume kritike ndaj tyre. Femjet e formuar ne kete menyre kane vetevlersim te ulet per veten dhe ndihen te frikesuar ndaj sfidave dhe eksperiencave qe bejne.

Prinder liberale (Mimoza Llastica)
Prinderit liberale nuk vendosin kufij, duke krijuar femije te perkedhelur, pa respect dhe te paafte te bejne vete zgjedhje. Prinderit liberale e perdorin ndeshkimin shume rralle dhe ne menyre te crregullt.  Keta prinder ka me shume mundesi te kene probleme me sjelljen e femijeve te tyre. FEmijeve qe rriten pa kufij bota u duket nje vend shume i veshtire per te jetuar.

Prinder demokratike
Keta prinder i shohin femijet si te barabarte jo nga pervoja dhe mencuria, por nga nga ajo e vlerave njerezore. Prinderit demokratike vendosin rregulla dhe kufij, por ua shpjegojne pse duhen ndjekur rregullat. Ata nuk i ndeshkojne pa vend femijet, por njekohesisht nuk u japin shperblime te pamerituara.  

Prinder neglizhente (I vetem ne shtepi)
Prinderit neglizhues ne rastet me te mira u sigurojne femijeve nevojat baze si ushqim, strehim, por jane te papergjegjshem ne plotesimin e nevojave emocionale sociale, educative. Ata jane pothuajse te paperfshire, me shume perqendrohen tek interesat personale dhe nuk u kushtojne kohe femijeve, te cilet ndjehen te padeshiruar dhe te parendesishem para prinderve.

Njohja e menyres se prinderimit  dhe e pasojave qe vijne nga pas na ndihmojne te jemi prinder me te mire. Por kuptohet per kete duhet durim, fantazi dhe shume dashuri.

Top Channel