SHBA, “kalben” Forcat Ajrore

28/03/2014 00:00

Forcat ajrore amerikane kanë shkarkuar nëntë komandantë të nivelit të
mesëm të armëve bërthamore dhe do të aplikojnë ndëshkime disiplinore
ndaj shumë të tjerëve për shkak të një skandali lidhur me performancën e
tyre.

Pothuajse një në 5 oficerë përgjegjës për raketat bërthamore të Forcave Ajrore kanë rezultuar të përfshirë në një zinxhir mashtrimi në testin mujor të kontrollit të aftësive.

Sekretarja e Forcave Ajrore, Deborah Lee James ka deklaruar se forcat bërthamore po vuajnë nga “probleme sistematike”. Një seri programesh për përmirësimin e lidershipit thuhet se janë planifikuar nga krerët ushtarakë.

Gjithësesi, asnjë nga komandantët e shkarkuar rezulton i përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Secili ka pranuar se ka dështuar në përgjegjësinë e lidershipit.

Përveç nëntë oficerëve të shkarkuar, komandantit më të vjetër të bazës ajrore Malmstrom, kolonelit Robert Stanley iu dha mundësia të dorëhiqej.

Të paktën 91 anëtarë të ekuipazhit të lëshimit të raketave në bazën Malmstrom kanë rezultuar të jenë përfshirë në skandalin e mashtrimit, 40 prej të cilëve përballen me ndëshkime disiplinore që mund të çojnë në shkarkimin nga detyra.

Zërat për mashtrim në testin e aftësisë dolën së pari gjatë hetimeve për përdorimin e drogës nga personeli ushtarak në baza të tjera. Menjëherë pas zbulimeve, Forcat Ajrore njoftuan se i gjithë ekuipazhi në bazën Malmstrom do t’i nënshtrohet sërish testeve.

Top Channel