Njeriu më i tatuuar në Britaninë e Madhe

28/03/2014 00:00

Njeriu më i tatuuar në Britaninë e Madhe, që e ka ndryshuar emrin e tij
në “King of Inkland”, ka shpenzuar 6 mijë stërlina për të hequr disa
tatuazhe, pasi në trupin e tij nuk kishte më vend dhe ai donte të bënte
disa të reja.

Matthew Whelan, nga Birmingami, e ka mbuluar gjithë trupin e tij me bojë, përfshirë qepallat e syve, por tani mendon se ato tatuazhe kanë dalë nga moda.

34-vjeçari ka vënë mënjanë 6 mijë stërlina për procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve me lazer, pasi ai e sheh veten si një “galeri arti” që ka nevojë të evoluojë.

Whelen, që shpesh herë identifikohet si Mbreti i Artit Trupor, ka shpenzuar gjithësej 13 mijë stërlina për tatuazhet në trupin e tij, të parin e të cilëve, një bulldog britanik, e ka bërë kur ishte vetëm 16 vjeç. Por tani, pas pothuajse dy dekadash, atij i duhet të freskojë koleksionin.

“E shoh veten si një galeri arti. Me kalimin e kohës arti vjetërohet dhe njerëzit duan të shohin diçka të re. Pikërisht kështu ndihem unë për tatuazhet e mia”, thotë Whelan.

“Kam bërë shumë tatuazhe dhe tani s’kam më vend në lëkurë, kështu që mendova: përse të mos i heq me lazer”, shton 34-vjeçari.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel