Njësia speciale që ‘dezertoi’ tek rusët

28/03/2014 00:00

Megjithëse nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar, Krimeja faktikisht është nën kontrollin e plotë të Moskës. Bazat ushtarake ukrainase ranë pa rezistencë një nga një nën kontrollin e Rusisë, që pas referendumit të datës 16 mars.

Për të shmangur incidentet, Kievi urdhëroi tërheqjen e gjithë personelit ushtarak nga Gadishulli, me përjashtim të një njësie sekrete, e specializuar në gjetjen dhe vendosjen e minave në thellësitë e detit.

Bëhet fjalë për njësinë sekrete të “delfinëve dhe luanëve të detit spiunë”, që tashmë ndodhen nën komandat e Kremlinit.

Delfinët janë të trajnuar të nuhasin minat nënujore, të vendosin bomba në anijet armike apo edhe të sulmojnë zhytësit armiq me pistoleta dhe thika të posaçme të vendosura në kokën e tyre.

Kjo njësi speciale dhe sekrete është ngritur në vitet 1970 si pjesë e ushtrisë së Bashkimit Sovjetik. Nisma synonte trajnimin e këtyre kafshëve dhe përdorimin e tyre në misione të rrezikshme për të shmangur humbjen e jetëve njerëzore.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Krimeja, së bashku me këtë njësi ushtarake iu trashëgua Ukrainës.

Top Channel