Mis Universi siç nuk e keni parë ndonjëherë

28/03/2014 00:00

Ish-Mis Universi është bërë pjesë e një fushate që ka si qëllim rrittjen e sensibilizimit për dhunimin e të drejtave të njeriut në vendlindjen e saj, Venezuelë, gjatë protestave të fundit anti-qeveritare.

Stefania Fernandez, e cila është shpallur Mis Universi në vitin 2009, ka simbolizuar dhunën që po ushtrohet ndaj protestuesve duke pozuar në lot, e mbuluar në gjak dhe baltë.

Fushata quhet “Zëri juaj është fuqia juaj”.

Deri tani janë vrarë 28 persona në protestat e përditshme kundër qeverisë në Venezuelë që kanë nisur në muajin shkurt.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel